Muzikë

Selena Gomez lë të kuptohet për dashuritë e vjetra me këngën e re


Këngëtarja ikonë Selena Gomez e ka përfshirë jetën e saj të dashurisë në këngën e saj të fundit, që do e sjellë së shpejti.

Kënga e titulluar “Single Soon” do të jetë pjesë e albumit të saj të ardhshëm ende të paidentifikuar, duke shënuar rikthimin e saj në skenën muzikore.

Disa ditë më parë Selena Gomez njoftoi rikthimin e saj në muzikë me një këngë në të cilën ajo reflekton mbi kompleksitetin e marrëdhënieve dhe mënyrën se si i ka trajtuar ndarjet e saj të kaluara.

Në melodi mund të dëgjoni “A duhet ta bëj me telefon? Ndoshta thjesht do të zhdukem”, duke zbuluar këndvështrimin e saj për përfundimin e marrëdhënieve.

Gjatë gjithë këngës, artistja 29-vjeçare e pranon nevojën e saj për vëmendje dhe kujdes në një marrëdhënie, por është gjithashtu e gatshme të eksplorojë mundësi të reja.

Ajo shpreh vështirësinë për t’i dhënë fund një lidhjeje dhe dëshirën për të gjetur një drejtim të ri në jetën e saj të dashurisë, në të cilën ka pasur partnerë si Justin Bieber, The Weeknd dhe Zayn Malik.

Pasi i kushtoi kohë markës së saj të bukurisë Rare Beauty dhe projekteve të aktrimit, Selena po rikthehet në botën e muzikës me një fokus të ri në dashurinë për veten dhe duke eksploruar përvojat e saj romantike.

“Single Soon” premton të jetë një hit muzikor me një mesazh të fuqishëm dhe personal, duke bërë jehonë tek fansat e saj që mezi presin rikthimin e saj në muzikë.

Kënga do të publikohet gjatë ditës së sotme më 25 gusht dhe fansat presin me padurim të zbulojnë se si Selena i ka transformuar përvojat e saj në një melodi të re prekëse.

“Më kanë kërkuar muzikë të re për një kohë tani. Meqenëse nuk kam mbaruar me SG3, doja të publikoja një këngë të vogël argëtuese që kam shkruar pak kohë më parë, e cila është perfekte për fundin e verës”, ka shkruar Selena Gomez në faqet e saj në rrjetet sociale.

Selena ka shpërndarë disa imazhe në rrjetet e saj sociale, duke parë videoklipin e këngës “Single Soon”, ajo shihet plot me stil me një fustan rrjetë Versace dhe aksesorë të modës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore