Lajme

Seancë e jashtëzakonshme në BeH – “Do të kuptohet kush është kundër Dejtonit”


Denis Beçiroviç dhe Milorad Dodik

“Nëse Dodiku, unilateralisht, largohet nga Marrëveshja e Dejtonit, ne duhet të përdorim këtë moment historik për të implementuar verdiktet e gjykatave të Kombeve të Bashkuara”.

Kështu u shpreh Denis Beçiroviç, delegati në Dhomën e Popullit dhe nënkryetari i Partisë Socialdemokrate të BeH-së.

“Pas disa muajve përpjekje, një e treta e delegatëve të Dhomën e Popullit të Kuvendit Parlamentar të BeH, përmes mënyrave ligjore dhe demokratike, ka arritur të caktoj seancë të jashtëzakonshme të trupit më të lartë legjistlativ të BeH-së më 29 nëntor”, shkroi ai në llogarinë e tij në Facebook.

Seanca e 29 nëntorit pritet ti shtrojë disa çështje esenciale që kanë të bëjë me funksionimin e BeH-së, dhe Marrëveshjes së Dejtonuit.

Denis Beçiroviç, delegati në Dhomën e Popullit dhe nënkryetari i Partisë Socialdemokrate të BeH-së

1.Cilët zyrtarë të zgjedhur, me emër dhe mbiemër, e respektojnë Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit dhe kush ka hyrë në aventurën jashtëzakonisht të rrezikshme të shkatërrimit të këtij traktati ndërkombëtar të paqes?”.

2. Cilët janë, me emër dhe mbiemër, delegatët në Dhomën e Popullit që nuk respektojnë Kushtetutën e BeH?

3. Cilët janë, me emër dhe mbiemër, delegatët që nuk respektojnë betimin, Rregulloren e Dhomës së Popullit dhe Kodin e Etikës për sjelljen e deputetëve dhe delegatëve?

4. A janë delegatët e zgjedhur në Dhomën e Popullit të përkushtuar ndaj procedurave apo antiprocedurale, kushtetuese apo antikushtetuese, ligjshmërisë apo antilegalitetit, parlamentarizmit apo antiparlamentarizmit, shtetit të së drejtës apo anarkisë?

5. Kush është realisht i gatshëm për dialog dhe bisedë në institucionet juridike të shtetit dhe kush jo?

Këto janë çështjet që do të ngriten në seancë të jashtëzakonshme, bën të ditur Beçiroviç.

Ai thotë se “nesër zotërinj ndërkombëtar, do të keni përgjigjen se kush është kush, kush është kundër Dejtonit, dhe kush është pro Dejtonit”.

Anëtari serb i Presidencës së BeH-së, Millorad Dodik

“E theksoj edhe një herë, Shkëlqesi, nesër do të keni një pasqyrë të plotë se kush është kundër Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, sepse bllokada e organeve shtetërore të Bosnjë-Hercegovinës është përpjekja më e rëndë për ta shkatërruar këtë marrëveshje ndërkombëtare”, thotë ai.

“Para syve të mbarë opinionit vendor dhe ndërkombëtar, po bëhet një goditje agresive, e qartë, e rrezikshme dhe fatale në themelet e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit. Koha për të toleruar një politikë kaq destruktive antidejton dhe antikushtetuese ka kaluar”.

“Milorad Dodik dhe grupi i tij i organizuar nuk mund të ndalen më me deklarata, shprehje shqetësimi, lëshime dhe kompromise të kalbura. Është koha për veprime vendimtare dhe konkrete, sepse paqja dhe siguria janë më së shumti të rrezikuara në shtetin e Bosnjë-Hercegovinës dhe në rajon”, shkruan delegati i Dhomës së Popullit.

Ndërsa Beçiroviç paralajmëron se “koha për të ndaluar këtë zjarr lufte të pakalkulueshme për nga pasojat, po ikën”.

Ai thotë se boshnjakët, kroatët dhe serbët kanë obligim ndërkombëtar për të ndaluar këtë gjë.

“Mos e përsëritni gabimin e viteve 1990, sepse është shumë më mirë të parandalohen ekstremistët sesa të ritrajtohen dramat e luftës dhe tragjeditë që ato shkaktojnë”.

“Në fund, të nderuara Shkëlqesi, mos harroni kurrë përvojën shekullore evropiane dhe botërore: Dorëzimi ndaj politikave të ekspansionizmit territorial nuk ka rezultuar kurrë në asgjë të mirë”, thekson Beqiroviq në shkrimin e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore