Lajme

Scholz kërkoi njohjen e Kosovës, nxehet tej mase Vulin – “Të mëdhenjtë duan të tregojnë fuqinë mbi të dobëtit”


Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandër Vulin

Gjatë një tubimi me të diplomuarë të rinj në Policinë e Serbisë, Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandër Vulin, zgjodhi t’u mbajë fjalime “të zjarrta” oficerëve të rinj rreth Kosovës dhe entitetit serb të Bosnje-Hercegovinës “Republika Srpska”-s.

Në delirin e tij të zakonshëm ai vazhdoi t’u recitojë relikte për të kaluara fiktive dhe gjoja të lavdishme dhe për atë se si bota po dëshiron “t’ua marrë” Kosovën dhe entitetin serb të Bosnjes.

Duke iu referuar kërkesës së kancelarit gjerman, Olaf Scholz, që është e paimagjinueshme që Serbia të hyjë në Bashkimin Evropian pa normalizuar marrëdhëniet me Kosovën e që përfshin edhe njohjen e Kosovës, Vulin nxori histerinë.

“Të mëdhenjtë tregojnë fuqinë mbi të dobëtit, ata na kërkojnë të heqim dorë nga vetja, na kërkojnë që shkelim mbi miqësitë shekullore, na kërkojmë ta njohim shtetin e rremë të Kosovës, na kërkojnë të dorëzojmë Republika Srpska-n, na kërkojmë të heqim dorë nga ëndrra evropiane për të qenë një komb politik i vetëm”, tha ai para mijëra policëve, raportuan mediat e Beogradit.

Në kreshendon e fjalimit të ngjyruar viktimizim, vazhdoi të lavdërojë presidentin e Serbisë, Aleksnadër Vuçiç, i cili “nuk e lejon këtë gjë”.

Mes tjerash ai tha se “Vuçiç kurrë nuk do të vendos sanksione ndaj Rusisë”.

Ndërkaq, për gazetarin serb Nikola Tomiç vizita e Scholz-it nuk ishte aq dramatike siç e paraqitën mediat serbe rreth kërkesës për njohjen e Kosovës, megjithëse thotë se një deklaratë e tillë, e bëri Scholz-in të jetë në linjë me amerikanët.

“Lajmi i keq për neve është se gjermanët kanë nisur të na dërgojnë mesazhe që na dërgonte vetëm Amerika. Edhe pse gjermanët e njohin pavarësinë e Kosovës dhe duan që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës, ata nuk shpreheshin në këtë mënyrë, dhe kjo nuk është një politikë e përbashkët evropiane”, ka thënë Tomiç për Tanjug.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore