Lajme

Sanksionet e ardhshme pa embargo gazi, sipas kancelarit austriak


Kancelari austriak Karl Nehammer deklaroi se Bashkimi Evropian nuk do të diskutojë embargon e gazit në paketën e ardhshme të sanksioneve ruse.

Lajmin e bëri të ditur agjencia ukrainase “E Vërteta Evropiane”.

“Dje ishte e qartë, dhe sot do e përsëris: embargoja e gazit nuk do të jetë një temë. Olaf Scholz gjithashtu e bëri të qartë”, theksoi kancelari para gazetarëve.

Sipas tij, tema e gazit është krejtësisht e ndryshme nga nafta kur bëhet fjalë për sigurinë e furnizimit.

“Është shumë më e lehtë të kompensosh naftën ruse… Gazi është krejtësisht ndryshe, kështu që embargoja e gazit nuk do të jetë një çështje në paketën e ardhshme të sanksioneve”, shtoi Nehammer.

Pas ditës së parë të samitit, zyrtarët dhe diplomatët evropianë sqaruan se do të ishte edhe më e vështirë të ndalonin blerjet e gazit natyror rus nga BE-ja.

Në të njëjtën kohë, kreu i Këshillit Evropian Charles Michel siguroi se krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së janë të përkushtuar.

Kjo, për të përmbushur angazhimet e tyre të ndërmarra në samitin e Versajës gjatë muajit mars.

Vendet garantuan se do t’i japin fund varësisë prej dekadash nga energjia ruse.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore