Lajme

Rusia thotë se ka kapur një dron amerikan mbi Detin e Zi


Autoritetet ruse thanë të shtunën se kishin lëshuar një prej avionëve të saj luftarakë për të kapur një dron amerikan Reaper që sipas tyre po i afrohej kufirit të Federatës Ruse mbi Detin e Zi dhe më pas u kthye mbrapa.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia franceze “AFP”.

Pas “zbulimit të një objektivi ajror që i afrohej kufirit shtetëror rus” në Detin e Zi, Moska lëshoi një avion luftarak Su-30, tha Ministria Ruse e Mbrojtjes në Telegram.

“Ekuipazhi luftarak rus e identifikoi objektivin ajror si një dron zbulues i Forcave Ajrore të SHBA-ve MQ-9A Reaper”, shtoi ministria, sipas të cilës “ndërsa iu afrua luftëtarit rus, droni i huaj zbulues ka bërë një kthesë në drejtim të kundërt nga kufi”.

Aeroplani luftarak rus më pas u kthye në aeroportin e tij pa incidente, sipas të njëjtit burim.

Ky lloj incidenti që përfshin avionët rusë dhe avionët perëndimor nuk është i pazakontë, qoftë në Detin e Zi apo atë Baltik, në sfondin e konfliktit në Ukrainë.

Në fund të qershorit, Moska pretendoi se kishte përgjuar tre avionë të ushtrisë britanike në të njëjtën mënyrë.

Muajt e fundit, avionë francezë, gjermanë e madje edhe polakë janë përfshirë në incidente të ngjashme.

Në maj, ishin katër bombardues strategjikë amerikanë mbi Baltik që u kapën nga avionët rusë në dy incidente të ndryshme brenda një jave.

Një muaj më parë, një dron amerikan Reaper ishte rrëzuar në Detin e Zi pas manovrave të avionëve luftarakë rusë, një përplasje që kishte shkaktuar një periudhë tensioni midis Washington-it dhe Moskës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore