Lajme

Rusia ngel edhe pa cigare


Markat e duhanit “Philip Morris” dhe “Imperial Brands” janë korporatat më të fundit shumëkombëshe që tërhiqen nga Rusia së bashku me “Nestle”, ndërsa presioni rritet për kompanitë perëndimore për të marrë një qëndrim duke pasur parasysh sulmin e Rusisë në Ukrainë.

Grupi më i madh i ushqimeve të paketuara në botë veproj njësoj si rivalët “Procter & Gamble” (PG.N) dhe “Unilever” (ULVR.L) në ndalimin e investimeve në Rusi, ndërsa prodhuesi i cigareve “Philip Morris” tha se do të reduktonte prodhimin dhe “Imperial” shkoi më tej dhe e pezulloi atë.

Këto njoftime pasojnë ato të ngjashme nga “McDonald’s”, “Starbucks”, “Coca-Cola” dhe “PepsiCo” dje se do të pezullonin biznesin në Rusi.

Më parë, “Estee Lauder” dhe “Shell” njoftuan se po tërhiqeshin nga Rusia në mes të pushtimit të vazhdueshëm të Ukrainës.

Kjo është dita e 14-të e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Kjo e fundit ka bërë një rezistencë të lartë kundër trupave dhe bombardimeve ruse.

Sipas OKB-së mbi 2.1 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina dhe mbi 11 mijë ushtarë rusë kanë humbur jetën.

Ndërsa 1 mijë e 300 civilë janë vrarë vetëm në Mariupol nga bombardimet ruse.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore