Sport

Rusi kuqezi triumfon në botërorin e mundjes


Në Bullgari po mbahet një nga kompeticiopnet më të mëdha të mundjes që quhet “Dan Kolov”.

Në këtë turne, po merr pjesë edhe Shqipëria, e cila po përfaqësohet nga çeçenët e natyralizuar kuqezi, Zelimkhan Abakarov dhe Islam Dudael.

Ata garojnë në stilin e lirë, dhe paraqitjet e tyre kanë qenë shumë të mira, pasi Abakarov tashmë ka fituar medaljen e artë në peshat deri në 61 kg.

Në raundin e parë mposhti amerikanin J.Rodriguez, më tej mposhti edhe dy indianët R.Ravinder dhe I.Vicky.

Në gjysmëfinale fitoi kundër bjellorusit A.Bekerneu, e më pas në finale triumfoi kundër indianit tjetër Kumar Ravi, i cili ishte edhe medalist në Olimpiadën e Tokios.

Ndërkohë medalje ka siguruar edhe Islam Dudaev, i cili është kualifikuar në finale, aty ku sot do të luftojë për të rrëmbyer të artën.

Kështu që, strategjia për të natyralizuar Çeçenët po jep rezultate shumë të mira për Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore