Lajme

Rumania i jep mbështetje Lajçakut për të çuar përpara dialogun


Ilustrim

Ministrja e Punëve të Jashtme të Rumanisë, Luminita Odobescu, ka njoftuar nëpërmjet një postimi në platformën “X” se të hënën ka zhvilluar një takim me Emisarin Special të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, të cilit edhe ia ka konfirmuar mbështetjen për përpjekjet për të çuar përpara procesin e normalizimit të marrëdhënieve.

“Shumë e lumtur që takova Lajçakun sot në Bukuresht. Shkëmbim i mirë për zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor. Përsërita mbështetjen e plotë të Rumanisë për përpjekjet e tij për të çuar përpara dialogun Beograd-Prishtinë të udhëhequr nga BE-ja, thelbësor për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”, ka shkuar shefja e diplomacisë romune.

Rumania, Greqia, Spanja, Sllovakia dhe Qipro janë pesë shtetet anëtare të BE-së që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, derisa Bukureshti, Athina, Madridi, Bratisllava dhe Nikozia kanë shprehur gatishmërinë për të lëvizur drejt njohjes së Kosovës nëse arrihet një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi nën ndërmjetësimin e BE-së.

Megjithatë, përkundër se Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, fillimisht në fund të shkurtit në Bruksel e më pas në mes të marsit në Ohër, diplomatët evropianë deri më tani nuk ka arritur të gjejnë rrugën për t’i bindur palët që t’i zbatojnë marrëveshjet e arritura në kuadër të procesit të dialogut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore