Muzikë

Rok grupi “Foo Fighters” nderohen me çmimin “Global Icon Award”


Grupi i muzikës rok - "Foo Fighters"

Edicioni i sivjetmë i ceremonisë së ndarjes së çmimeve “MTV Video Music Awards”, ishte ndër më të komentuarit ndër vite dhe një nga shkëlqesitë e mbrëmjes patjetër që ishte edhe ndarja e çmimit “MTV VMAs Global Icon Award”, i cili iu dedikua rok grupit “Foo Fighters”.

Anëtarët e grupit, “Foo Fighters” ishin falënderues për çmimin, ndërsa kishin zgjedhur që me anë të kësaj fitoreje ta nderonin një nga bateristët e grupit ikonik “Rolling Stones”, Charlie Watts, i cili kishte ndërruar jetë në gusht të këtij viti, në moshën 80 vjeçe.

Në nderim të figurës së Watts, grupi “Foo Fighters”, interpretuan këngën “R.I.IP Charlie”.

“Foo Fighters” kanë krijuar himne moderne-rok për më shumë se 25 vjet, kështu që kur ata pranuan çmimin e tyre, ata kishin një listë të gjatë falënderimesh.

“Ne do të donim të falënderonim të gjithë të kaluarën dhe të tashmen në MTV”.

“Kurt Loder, Tabitha Soren, J.J. Jackson, Matt Pinfield, Steve Isaacs, Amy Finnerty. Pra, ju falënderoj shumë të gjithëve për këtë çmim”, tha frontmeni i Foo, Dave Grohl.

Me rastin e pranimit të çmimit, “Foos” gjithashtu performuan këngët “Everlong”, “Learn to fly”e “Shame to shame”, në skenën e “VMAs” për herë të parë në më shumë se një dekadë, pasi që performanca e tyre e fundit në këtë eveniment ishte në vitin 2007.

https://www.youtube.com/watch?v=ODr5JcXa_gQ

Grupi ka qenë pjesë e historisë së “VMAs” që kur ata publikuan albumin e tyre në vitin 1995.

“Foo Fighters” – 1995.

Frymëzuar nga reklamat e paharrueshme të “Mentos”, videoja për këngën e tyre “Big Me”, e solli grupin të veshur me pantallona të gjera dhe doreza gome, ndërsa kishin fituar çmime nga më të ndryshmet në ceremonitë më prestigjioze të ndarjes së çmimeve në industrinë e muzikës, posaçërisht në ato që në fokus e kishin muzikën rok.

Ndërkohë, çmimet e mëparshme për kategorinë “Global Icon”, përfshinë artistë të ndryshëm si; Queen, Whitney Houston, Green Day e Eminem.

Gjithsesi, në tetorin e këtij viti, rok grupi “Foo Fighters”, do të bëhen pjesë e muzeut të njohur amerikan, “Rock & Roll Hall of Fame”, së bashku me një grup artistësh të shquar përfshirë Tina Turner, Carole King, Gil Scott-Heron, LL Cool J, The Go-Go’s dhe Jay-Z.

Muzeu – “Rock & Roll Hall of Fame”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore