Kosova

Rohde dhe Guerot kërkesë Kosovës: Të ecët përpara në procesin e normalizimit me Serbinë


Jorn Rohde dhe Oliver Guerot.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe ai i Francës, Olivier Guerot, kanë bërë thirrje nga Qeveria e Kosovës që të ecët përpara në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Këtë kërkesë Rohde dhe Guerot, e kanë bërë në diskutimin që është organizuar nga Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës për 15 vjetët e marrëdhënieve diplomatike të Kosovës me shtetet të ndryshme.

“Po i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të bëjë disa gjëra, ndonjëherë dëgjojnë ndonjëherë jo”.

“Partneriteti ynë është unik, i ngushtë dhe ne jemi një nga partnerët më besnikë do të thosha, por jemi edhe një partner që ndonjëherë dëshiron të dëgjohet”.

Një kërkesë të ngjashme si Rohde e ka pasur edhe ambasadori Guerot, duke kërkuar që Kosova të angazhohet në normalizim, pasi që sipas tij ky është “çelësi”.

“Bëni gjërat dhe të gjithë e dini se çfarë është, ose kolegët e dinë saktësisht se çfarë pritet. Bëhet fjalë për Asociacionin, de përshkallëzimin, ka gjëra që priten por në një çështje më të përgjithshme tregohet se ju intereson normalizimi”.

“Ky është çelësi, një nga çelësat ose shume çelësat për të bindur jo vetëm ne, por edhe pesë shtetet mos njohëse të BE-së. Shkoni dhe kërceni”, ka deklaruar ai.

Jorn Rohde dhe Oliver Guerot.

Rohde, tutje ka sqaruar se që Kosova të bëhet anëtare në Këshillin e Evropës, fillimisht duhet të plotësoj disa kushte.

“Ju duhet të jeni të sigurt në vetvete, gjithashtu të sigurt në vetvete në kuptimin që duhet të shpenzoni kapitalin tuaj politik me mençuri, dhe me mençuri do të thotë, e dini, Kosova është gjithashtu në një pozitë unike dhe Gjermania dhe Franca u përpoqën ta mbështesin këtë proces për të hyrë në strukturat euroatlantike konkretisht që do të thotë të bëhesh anëtar i Këshillit të Evropës në këtë moment dhe për t’u bërë anëtar duhet të bësh disa gjëra”.

“Publikisht dhe privatisht po i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të bëjë disa gjëra, ndonjëherë dëgjojnë ndonjëherë jo, qoftë kjo qeveri apo qeveritë e mëparshme. E kam fjalën si partnerë dypalësh, ne lëshojmë deklarata për vendime të caktuara të Gjykatës Kushtetuese, të cilat mendoj se duhen dëgjuar nëse dëshiron të bëhesh anëtar, duhet të bësh detyrat e shtëpisë”.

Sipas tij, mënyra për të ndryshuar pozicionin e pesë vendeve mosnjohëse është që të ecet përpara në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

“Ju nuk mund t’i ndryshoni parametrat që janë pesë vende mos njohëse për momentin, por ajo që mund të ndryshoni është mënyra se si ata ndryshojnë pozicionin e tyre, dhe mënyra për të ndryshuar pozicionin e tyre është të ecim përpara në procesin e normalizimit, dhe kjo nuk ndodh vetëm duke thënë nëse është e keqe. Ne po punojmë përmes këtij propozimi evropian, i cili fillimisht ishte një iniciativë franko-gjermane, për ta rikthyer këtë proces në rrugën e duhur”.

Të shtunën e 11 nëntorit, për herë të parë, u publikua një draft-statut i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, për të cilin u tha se është ai që Kosova e ka pranuar.

Draft-statuti që emisarët evropiano-amerikanë ia sollën kryeministrit Albin Kurti në zyrë më 21 tetor.

Ky draft, përmban 45 nene dhe ndahet në shtatë kapituj.

Kosova dhe Serbia janë pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për normalizim të raporteve, prej vitit 2011.

Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore