Shqipëria

Rindërtimi i Laçit merr formë


Në një publikim të së mërkurës së 11 gushtit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përditësoi ndërtimin dhe ngritjen e një kompleksi gjigant banimesh në qytetin e Laçit.

“Zemra e rilindur të Laçit, së shpejti do të jetëzohet me 524 apartamente me standarde të larta, në 13 pallate me 375 vendparkime, 37 njësi shërbimi, qendër tregtare e infrastrukturë krejt të re”, shkruan kryeministri në profilin e tij zyrtar në platformën Facebook.

Gjatë muajit shkurt, ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj premtonte se të gjitha sitet e ndërtimit do të mbyllen në fund të gushtit apo në fillim të shtatorit.

Ky sit i Laçit po ndërtohet nga kontributi qeverisë turke. Siti tjetër paralel po ndërtohet në anën tjetër të qytetit të Laçit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Më herët, gjatë 10 gushtit, Rama publikoi dhe lagjen e re të Rilindjes së Shijakut pas shkatërrimit nga tërmeti me përshkrimin – shembëlltyra urbane e respektit dhe solidaritetit.

Ky bllok i ri banesash, sipas kryeministrit Rama, do të jetë një shëmbylltyrë e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi.

Apartamentet do të përfitohen falas dhe janë në kushte optimale, garantoi Rama.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore