Jetesë & Stil

Revista “Time”: Britney Spears personi më me ndikim në botë


Britney Spears - Artiste

Ylli me renome botërore i muzikës pop, Britney Spears, është renditur e para në listën e njerëzve më me ndikim në botë.

Sipas, një sondazhi të prestigjiozes “Time”, në një sondazh të realizuar brenda të cilit magazina u kishte shtruar pyetjen lexuesëve se “kush nga figurat publike e meriton të jetë pjesë e listës së njerëzve më me ndikim në botë”, afro 1.8 milionë vota ishin hedhur enkas për Britney Spears.

Britney Spears – Artiste.

Artistja e famshme dominoi shtypin rozë këtë vit pas një fushate të udhëhequr nga fansat për t’i dhënë fund kujdestarisë 13-vjeçare nga babai i saj.

Fushata #FreeBritney.

“#FreeBritney” (Liroje Britney-n), ishte motoja e fushatës së fansave të Spears, ndërsa edhe vetë artistja kishte vendosur që të thyej heshtjen dhe të flas hapur për situatat “abuzive”, që sipas saj, kanë ndodhur gjatë viteve kur ishte nën kujdestarinë e të atit.

Mes tjerash, punëtorët e Kujdesit Shëndetësor ndoqën Spears në vendin e dytë me 3.1% të votave, pasi viti i dytë i pandemisë COVID-19 vazhdon të rrezikojë jetën në të gjithë botën.

Por përparimi është bërë në luftën kundër virusit, i reflektuar në fituesit e vendit të tretë: Zhvilluesit e Vaksinave, të cilët morën 2.5% të votave të lexuesve.

Grupi BTS.

Grupi muzikor, BTS zuri vendin e katërt me 2.1%, ndërsa Simone Biles, gjimnastja më e dekoruar e të gjitha kohërave, doli e pesta me 2% të votave.

Simone Biles – Gjimanste.

Fituesja e medaljes së artë amerikane mahniti botën në korrik kur u tërhoq nga disa ngjarje duke përmendur shqetësimet e shëndetit mendor, duke ndriçuar një aspekt shpesh të nën-pranuar të sporteve profesionale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore