Shqipëria

Reshjet e dendura të shiut, ARRSH thirrje për reduktim shpejtësie


Autoriteti Rrugor Shqiptar, paraditen e 27 nëntorit ka bërë apel për të gjithë drejtuesit e mjeteve që do të përshkojnë segmentin rrugor Elbasan-Rrogozhinë, Elbasan-Librazhd dhe Tropojë.

Thirrja ka ardhur për shkak të reshjeve të dendura të shiut që kanë kapluar Shqipërinë dy ditët e fundit.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe rrugë

“Vazhdojnë reshjet e shiut në vend duke sjellë edhe rënie gurësh ose inertesh në disa zona. Prandaj përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore”.

Në vijim të njoftimit ARRSH-ja thekson se grupet e patrullimit kanë bërë pastrimin e akseve në kohë dhe ndodhen në terren për çdo situatë.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe rrugë

ARRSH-ja apelin e saj e mbyll për drejtuesit e mjeteve, “reduktoni shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore