Bota

Republikanët kërkojnë zvogëlimin e paketës anti-Covid


Senatorët demokratë kanë kërkuar të kalojnë një paketë ndihme 1.9 miliardë dollarëshe, pa pasur dakordësim me republikanët. Këta të fundit, do të shtyjnë presidentin, Joe Biden, të zvogëlojë planin e lehtësimit që demokratët kanë në mendje.

Janë dhjetë, senatorët republikanë, të cilët kanë kërkuar të takojnë presidentin Biden mbi çështjen. Ideja e tyre, është të ketë një vendim bipartizan mbi paketën e ndihmës që duhet të kalojë në Senat.

Lehtësimi i pasoja të Covid-19 në SHBA, mbart rëndësi të veçantë me ndryshimin e politikave qe po sjell administrata Biden. Senatorët i kanë dërguar një letër publike presidentit:

“I vlerësojmë thirrjet tuaja për bashkim dhe duam të punojmë me administratën tuaj, për të tejkaluar sfidat shëndetësore, ekonomike dhe sociale të shkaktuara nga Covid-i”.

Në letër nënvizohen disa pika thelbësore për republikanët. Një ndër to, është përfshirja e një buxheti prej 160 miliardë dollarësh për shpërndarjen e vaksinave. Zëra të tjerë janë gjithashtu testimet, pajisjet mbrojtëse për personelin mjekësor dhe gjurmimi i rasteve.

Katër miliardë dollarë shtesë, kërkohen të injektohen në çështjet e shëndetit mendor. Pandemia ka shkaktuar probleme të shumta përsa i përket papunësisë dhe mungesës së sigurisë. Kjo, ka ndikuar drejtpërdrejt në shtimin e ankthit, stresit dhe depresionit, sipas studimeve.

Ndihma e drejtpërdrejtë financiare për familjet amerikane është gjithashtu e përfshirë në paketë. Një çek prej 1 mijë e 400 dollarësh do të shkojë në xhepat e shumë amerikanëve, sipas planit të Biden-it. po mendohet edhe rritja e pagës minimale, në 15 dollarë për orë.

Senatorët që kanë kërkuar takimin, përfaqësojnë një qasje më centraliste brenda partisë republikane. Mbështetësit e ish-presidentit, Donald Trump, njihen për pikëpamje më radikale të djathta.

Duhet parë nëse presidenti Biden, do të pranojë ftesën e hapur të senatorëve republikanë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore