Rajoni

Republika Srpska mohon Bosnjën, thotë se është “kundër ligjit natyror” – Beçiroviç: “Kjo është nazizëm dhe fashizëm”


Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate (SDP) në Bosnje dhe Hercegovinë, Denis Beçiroviç

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate (SDP) në Bosnje dhe Hercegovinë, Denis Beçiroviç, i ka reaguar deklaratës së Sërrdjan Mazallica-s, nga Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur (SNDP) që udhëhiqet nga Millorad Dodik, se BeH si shtet është “kundër ligjit natyror”.

“Të kontribuosh që Bosnja dhe Hercegovina të mbijetojë si shtet do të thotë t’i dalësh kundër ligjit natyror”, ka thënë se Sërrdjan Mazallica, zyrtar i lartë i SNSD-së.

I menjëhershëm qe reagimi i Beçirocviç i cili një krahasim të tillë me “ligj natyror” e ka quajtur “karakteristikë themelore të nazizmit dhe fashizmit”.

“Kjo është njëra nga vlerësimet më skandaloze të zyrtarëve të SNSD-së. Për shkak të rrezikut që kjo tezë përmban brenda vetes, jam i obliguar të nënvizoj faktet e mëposhtme”, deklaroi Denis Beçiroviç.

“T’i kuntribuosh mbijetesës së BeH-së nënkupton ruajtjen e paqes dhe sigurisë së një shteti që është anëtar i plotë i Kombeve të Bashkuara, shtetit të Bosnjës dhe Hercegovinës”.

“T’i kuntribuosh mbijetesës së BeH-së do të thotë të implementosh Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit”.

“T’i kuntribuosh mbijetesës së BeH-së do të thotë të respektosh Kushtetutën e BeH-së”. pohon ai.

“T’i kuntribuosh mbijetesës së BeH-së do të thotë të respektosh individualitetin historik dhe unikalitetin e njërit nga shtetet më të vjetëra të Evropës”.

“Të theksosh ‘ligjin natyror’ përkundër ligjeve demokratike dhe shtetit ligjor është njëra nga karakteristat themelore të nazizmit dhe fashizmit”, përfundon Beçiroviç ndaj zyrtartit të partisë së Dodikut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore