Lajme

Renzi dhe konsulenca në Arabinë Saudite, 1 milion euro transfertë bankare


Për konsulencën e kryer në Arabinë Saudite, ish-kryeministri italian Matteo Renzi ka marrë një milion e 100 mijë euro.

Këtë e bën me dije “Corriere della Sera”, të dielën e 6 shkurtit.

Paratë, sipas së përditshmes italiane, i janë transferuar senatorit italian nga disa kompani arabe me kredi të ndryshme.

Për të zbuluar këtë aferë u desh një raport transaksioni i dyshimtë i dërguar nga Njësia Kundër Pastrimit të Parave në Policinë Financiare.

Ky është konfirmimi i parë i marrëdhënieve ekonomike mes liderit të Italia viva dhe princit saudit të kurorës, Mohamed Bin Salman.

Dokumenti iu dërgua Prokurorisë së Firences, e cila tashmë po hetonte rolin e senatorit në lidhje me paratë e marra për konferencat e mbajtura në Abu Dhabi.

Prokurorët e gjetën të pabazuar hipotezën e faturimit të rremë dhe kërkuan mbylljen e hetimeve ndaj Renzi-t.

Autoritetet do të shqyrtojnë nëse do të hetojnë këtë raport të ri kundër pastrimit të parave për të konstatuar nëse faturat e lëshuara nga Renzi korrespondojnë me fondet e lëvruara.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore