Bota

Reforma në ekonomi, Tunizia do rrisë borxhin publik


Ministri i Financave në Tunizi Ali Kooli

Ministri i Financave të Tunizisë, Ali Kooli, është shprehur se vendi do të rrisë borxhin publik me vlerë deri në 3 miliardë dollarë  që të përmbushë disa rregullime të kredisë.

“Deficiti i vlerësuar është 11.5% i prodhimit të brendshëm bruto (PBB) dhe borxh publik 90% të PBB-së vitin e kaluar. Tunizia ka planifikuar reforma për uljen e faturave publike  dhe subvencioneve duke ristrukturuar ndërmarrjet shtetërore me performancë të dobët”.

Pandemia Covid-19, lufta politike dhe protestat e vazhdueshme për pabarazitë kanë shtuar presionin mbi qeverinë. Huadhënësit kanë bërë kërkesa konkurruese për reformën.

“Situata jonë është e vështirë, por kjo nuk do të thotë që ne nuk jemi në gjendje të paguajmë rroga ose të rimbursojmë borxhin tonë”, tha Kooli.

Buxheti i Tunizisë për vitin 2021 parashikon nevojën për huazimin e 7.2 miliardë dollarëve, duke përfshirë dhe rreth 5 miliardë dollarë kredi të huaja.

Tunizia ka kërkuar krijimin e një marrëveshje të re me Shtetet e bashkuara të Amerikës, që mund ta ndihmojë në sigurimin e 3 miliardë dollarëve në lëshimin e bondeve.

Gjithashtu qeveria shpreson arritjen e marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar për një program të ri financimi.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore