Sport

Real Madrid-i interesohen për sulmuesin e Espanyol


Sulmuesi i Espanyol, Raul de Tomas, është duke pritur që Real Madrid-i të bëjë një lëvizje për të këtë verë, raporton Diario AS, pavarësisht interesimit nga klube të ndryshme, duke përfshirë edhe Premier League.

De Tomas, 27 vjeç, shijoi formën e tij më të mirë ndonjëherë të golashënuesve sezonin e kaluar, duke gjetur rrjetën 17 herë në La Liga dhe u lidh me Arsenalin në fillim të këtij viti.

Reprezentuesi spanjoll, i cili është një produkt i akademisë së Madridit, nuk është paraqitur për Espanyol deri më tani në fazën parasezonale me një largim që pritet gjerësisht të jetë i afërt.

Sipas AS, Madridi do të ishte “destinacioni i preferuar” i De Tomas dhe ai do të ishte “i pozicionuar mirë” për të bërë një lëvizje për rreth 25 deri në 30 milionë funte, dukshëm më pak se klauzola e tij e lirimit prej 75 milionë euro, nëse klubi vendos të sjellë një rezervë për Karim Benzema.

Kujtojmë se Real Madrid-i janë në kërkim të një sulmuesi, ku edhe Chelsea i ofruan Timo Ëerner-in Los Blancos, por nuk pati interesim nga klubi madrilen.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore