Sport

Real Madrid është afër transferimit të ish-futbollistit të Barcelonës


Real Madrid synon transferimin e ish-futbollistit të Barcelonës, tani pjesë e Tottenham-it, Emerson Royal.

“Goal.com” shkruan se madrilenët do ta paraqesin një ofertë gjatë ditëve të ardhshme për brazilianin, derisa nuk është bërë e ditur shuma e saj.

Megjithatë, thuhet se Tottenham kërkon 20 milionë funte për ta shitur mbrojtësin që nuk duket të jetë në planet e tyre.

Madrilenët janë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë, derisa mediat spanjolle shkruajnë se Emerson do të ishte ideal për skuadrën e Carlo Ancelotti-t.

24-vjeçari ka luajtur 22 ndeshje në këtë sezon në Premier Leauge me fanellën e Tottenham-it, prej të cilave ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar një asistim.

Mbrojtësi brazilian më herët ka luajtur edhe për rivalët e Real Madrid-it, Barcelonën, teksa nga ta u transferua në Angli në verën e vitit 2021 për shumën e 25 milionë eurove.

Përveç Barcelonës, në Spanjë ai ka luajtur edhe për Real Betis-in, ndërsa karrierën e ka filluar te skuadra braziliane, Sao Paolo.

Emerson Royal ka kontratë të vlefshme me Tottenham-in deri në verën e vitit 2026.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore