Lajme

Reagon Trump pas shpalljes së pafajësisë


Donald Trump, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka mirëpritur pafajësine e tij gjatë gjyqit, në Dhomën e  Përfaqësuesve.

Ai është shprehur se lëvizja e tij  “për ta bërë Amerikën e Madhe sërisht sapo ka filluar”.

Senati votoi me 57 vota për ta shpallur ish-presidentin fajtor dhe 43 jo fajtor. Në gjyq kërkoheshin 67 vota, ose dy të tretat për fajësimin e tij, kështu që Trump u shpall i pafajshëm.

Në një deklaratë pas shpalljes së pafajësisë, Trump e quajti gjyqin një fazë tjetër të “gjuetisë më të madhe të shtrigave”.

Trump u largua nga detyra më 20 janar, kështu që fajësimi nuk mund të përdoret për ta hequr atë nga pushteti.

Megjithëse Trump u lirua nga akuza e vetme e nxitjes së kryengritjes, shtatë republikanë u bashkuan me të gjithë demokratët për të dënuar ish-presidentin.

Shifra shënoi numrin më të madh të senatorëve që kanë votuar ndonjëherë për të fajësuar një presidentin e  partisë së tyre.

Trump është presidenti i tretë që është fajësuar nga Dhoma e Përfaqësuesve, si dhe i pari që u fajësua dy herë dhe i pari që u përballe me një gjyq për fajësim, pas largimit nga detyra.

Certifikimi i  Joe Biden-it u shënjua edhe nga një protestë masive në ndërtesën e Capitol-it. Protesta e thirrur nga Trump-i, u shndërrua në një ndër ngjarjet më të dhunshme në SHBA ndaj institucioneve publike.

Pesë persona mbetën të vdekur dhe qindra të tjerë u plagosën. Ligjvënësit amerikanë u evakuuan menjëherë nga godina për çështje sigurie. Jo vetëm ligjvënësit, por edhe mediat, akuzuan ish-presidentin si përgjegjës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore