Shqipëria

Reagon Presidenca pas vendimit të GjK-së: Zero surprizë!


Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi, ka reaguar fill pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që shfuqizoi vendimin e Kuvendit duke deklaruar se nuk ishte surprizë.

“Zero surprizë për Presidencën!”, shkruan Blushi fillimisht në median sociale Facebook.

Sipas tij, kjo çështje as nuk duhej të kishte filluar.

Me një njoftim të orëve të vona, Gjykata Kushtetuese njoftoi vendimin e saj për të mos shkarkuar Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Kushtetuesja në këtë mënyrë shfuqizoi votimin e Kuvendit për shkarkimin e kreut të shtetit.

Zëdhënësi do të ravijëzonte të premten e 7 majit, se “çdo vendim i Kuvendit është nul”.

Blushi në emër të presidentit shprehte keqardhjen që Kuvendi ishte kthyer në “njëpartiak”.

“Prandaj Institucioni i Presidentit të Republikës nuk do të njohë asnjë vendim apo veprimtari antikushtetuese dhe antiligjore të Kuvendit njëpartiak në detyrë”.

Blushi do të përmbyllte në reagimin e tij se vendimi binte ndesh me parimet dhe vlerat e shoqërisë demokratike.

Zëdhënësi theksoi faktin se Meta do të ushtrojë me përgjegjësi të plotë të gjitha funksionet e tij kushtetuese deri më 24 korrik 2022.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore