Shqipëria

Reagon Policia pas alarmit për hackerim: Janë masa parandaluese


Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me urdhrin për fikjen e gjithë sistemeve kompjuterike, pas një alarmi të dyshuar për sulm kibernetik.

Sipas Policisë së Shtetit, ky akt është një masë parandaluese dhe nuk ka në vetvete një sulm kibernetik.

Megjithatë, një version zyrtar dhe i zgjeruar për atë çfarë ka ndodhur ende pritet nga strukturat e rendit.

Kjo nuk është hera e parë gjithsesi që ka alarme të tilla për sulme kibernetike.

Në një sulm masiv të mëparshëm, i prekur ka qenë edhe ai ndaj sistemit TIMS, për të cilin po kryhet edhe një hetim parlamentar, pasi ngjarja çoi në ngritjen e një Komisioni Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS.

Në vitet e fundit sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë janë shtuar, ku janë goditur institucione të larta në vend, apo sisteme si ai e-Albania, pas të cilëve është dalë në përfundimin se kanë qenë të organizuar dhe ndërmarrë nga hacker-ë iranianë, të lidhur me Republikën Islamike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore