Kosova

Rasti kurioz i Martin Berishajt i shpjeguar në pak sekonda


Martin Berishaj/Ilustrim

Në Slloveni ekziston një kompani me emrin GEN-I. Kompania është një ndër më të mëdhatë në rajon për tregtim të energjisë elektrike.

Mediat në Slloveni kanë zbuluar se përmes kësaj kompania janë shpërlarë para të taksapaguesve slloven.

Si ka ndodhur?

GEN-I qendror në Slloveni, hapë filiale në Beograd, Sarajevë, Tiranë e vende të tjera. Më vonë, kompania amë përmes fizkulturala të ndryshme fiskale u lëshon para degëve të saja për arsye të ndryshme financimi.

Ato para, dalin jashtë shtetit slloven dhe bëhen lehtësisht të manipulueshme. Filialet e kompanisë i shpërlajnë ato duke paguar njerëz si Martin Berishaj.

Berishaj paguhet formalisht për konsulencë, si për shembull nga GEN-I në Beograd me shuma të fryra. Ai më pas i tërheqë paratë nga xhirollogaria e tij dhe i ridërgon në Slloveni.

Nga aty, të njëjtat dërgohen në bursa e tregjet e ndryshme, kryesisht në Itali. Informacionet e fundit janë se Martin Berishaj me një pjesë të atyre parave ka financuar edhe fushatat elektorale të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Guxo. Shpërblimi në fund?

Ambasador në Kroaci. Berishaj aktualisht po akuzohet nga Prokuroria Themelore e Kosovës për deklarim të rrejshëm të pasurisë dhe nga Prokuroria Speciale për shpëlarje parash derisa vazhdon të mbetet ambasador.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore