Lajme

Raportohet edhe për një ish-polic serb të arrestuar në Jarinjë


Ilustrim

Një nga mediat e pakta në gjuhën serbe në Kosovë, “Kosovo-Online”, pretendon se një ish-polic serb me inicialet M.J, është arrestuar të martën në pikëkalimin kufitar në Jarinjë derisa po udhëtonte për në Leposaviq.

Lajmi nuk është konfirmuar apo demantuar ende nga Policia e Kosovës.

Albanian Post ka tentuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione, por deri në publikimin e këtij lajmi, të njëjtët nuk kanë qenë të qasshëm në telefon.

Mediumi në fjalë pretendon se bashkëshortja e të arrestuarit, ka deklaruar se atyre u është thënë se “diçka nuk po shkon, por janë lejuar të vazhdojnë udhëtimin” në drejtim të Serbisë.

Bashkëshortja e të arrestuarit, siç pretendon media në fjalë, tha se ata janë mbajtur për një orë e gjysmë, dhe më pas, bashkëshorti i saj është marrë nga Policia e Kosovës dhe është dërguar në drejtim të Mitrovicës së Veriut.

Vitin e kaluar serbët lokalë ngritën barrikada dhe bllokuan rrugët në veri pasi Policia e Kosovës arrestoi ish-pjesëtarin serb, Dejan Pantiç, nën dyshimet për sulm terrorist ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore