Lajme

Raportime jozyrtare për viktima nga raketat ruse në Poloni, Qeveria mbledh Komitetin e Sigurisë


Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, ka thirrur një takim urgjent të një komiteti për çështjet e sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes.

Mendohet se komiteti është thirrur pasi mediat polake raportuan se dy raketa ranë në qytetin Przewodóë në provincën Lublin në kufi me Ukrainën.

Të paktën kështu shkruan polakja “Radio ZET”, e cila njofton se dy persona humbën jetën.

Sipas saj, policia, prokuroria dhe ushtria ndodhen në vendngjarje.

Komiteti, i cili përbëhet nga krerët e ministrive të mbrojtjes, të brendshme, të drejtësisë dhe të punëve të jashtme, si dhe koordinator i shërbimeve të inteligjencës, është një organ që përgatit dhe koordinon vendimet për sigurinë dhe mbrojtjen kombëtare.

Zëdhënësi i kabinetit, Piotr Muller, nuk ishte menjëherë i disponueshëm për një koment. Tweet-i i tij nuk përmendi se çfarë do të diskutonte komisioni.

Ndërkohë, Rusia goditi qytetet dhe objektet energjetike anembanë Ukrainës të martën, duke vrarë të paktën një person dhe duke shkaktuar ndërprerje të gjerë të energjisë elektrike.

Kievi zyrtar tha se kjo ishte vala më e rëndë e sulmeve me raketa në gati nëntë muajt e luftës.

Ende nuk është konfirmuar nëse raketat ranë në shtetin e NATO-s si rezultat i bombardimeve masive të Rusisë mbi qytetet ukrainase.

Sulm masiv me raketa në të gjithë Ukrainën, ndërsa liderët botërorë takohen në samitin e G20-ës

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore