Sport

Raporti i CIES, Broja vlen deri në 30 milionë euro


Observatori i Futbollit CIES, ka publikuar raportin më të fundit përsa i përketë vlerës së lojtarëve. Shqiptari, Armando Broja ka pasur një rritje të madhe të kartonit. Tashmë ai vlen midis 20-30 milionë eruove.

Broja është një nga pesë lojtarët më të shtrenjtë te skuadra e Southampton-it. James Ward-Prowse kushton më shumë, 40-50 milionë euro, ndiqet nga Che Adams me 30-40 milionë euro dhe Stuart Armstrong, Broja dhe Jan Bednarek që kushtojnë nga 20-30 milionë euro.

Në parashikimin për formacionin e ndeshjes së radhës që Southampton-i pritet të luajë në Premier League përballë Leeds-it është përfshirë edhe Broja.

Formacioni: Alex McCarthy; Tino Livramento, Jan Bednarek, Mohammed Salisu, Romain Perraud; Ibrahima Diallo, Oriol Romeu; Stuart Armstrong, Moussa Djenepo; Armando Broja, Adam Armstrong

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore