Shqipëria

Rama: Të hënën nis furnizimi me vaksinën Pfizer


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një bashkëbisedim me qytetarët e Korçës, mëngjesin e së shtunës, deklaroi se nga e hëna, do të fillojë furnizimi me vaksinën anti-Covid, nga kompania Pfizer.

“Kemi marrë konfirmimin që do të fillojë furnizimi nga Pfizeri ditën e hënë”.

Sipas Ramës, Shqipëria, ia doli të dilte nga skema e shteteve, që i la jashtë Bashkimi Evropian, për furnizimin me vaksina nga kompania Covax. Tashmë, sipas tij, është bërë një kontratë me Pfizer-in, për 500 mijë doza vaksine.

Pfizer, si fillim do të furnizojë me 10 mijë doza vaksine anti-Covid. Furnizimi do të nisë me një sasi më të vogël se ajo e premtuara. Por sasitë do të vinë duke u rritur.

Rama, tha se Qeveria e tij, ishte drejt finalizimit të kontratës me kompaninë AstraZeneca. Ku do të merret dhe doza e dytë, për ata që e kanë marrë të parën.

Gjithashtu, nuk la pa përmendur dhe tre skenarët për vaksinimin e popullsisë. I pari është 14 muaj, i dyti 18 muaj, dhe i treti 22 deri në 24 muaj. Ku, Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, do të trajnojë dhe informojë stafin për procesin e vaksinimit.

Kryeministri, nuk la pa falenderuar punën e palodhur të mjekëve shqiptarë, në luftën kundër pandemisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore