Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se dëshira dhe synimi i të rinjve “që kanë një sy për t’u larguar” është “sfida e sfidave”.
Lajmi u bë i ditur gjatë analizës së punës së bashkisë Tiranë.
“Largimi i të rinjve është sfida e sfidave, tejkalon forcat dhe mundësitë e një pjesë cilado qoftë kjo pjesë e organizimit tërësor të shoqërisë dhe shtetit. Ky është momenti më kritik i këtyre transformimeve që të gjitha palët (sektori publik dhe sektori privat – Ed) të bëhen bashkë”, theksoi kreu i Qeverisë.
Sipas tij, palët janë në një fazë ku me patjetër duhet të synohet me këmbëngulje dhe kurajo rritja e vazhdueshme e pagave.
“Jemi në një fazë ku duhet ta konsiderojmë këtë vit dhe vitet që vijnë si kohën maksimale që kemi për të kapërcyer hendekun që rrezikon të bëhet i pakapërcyeshëm. Ne kemi detyrën dhe mundësinë që të hyjmë në një ndërveprim më intensiv mes palëve në të gjitha fushat e jetës, të marrin atë që është maksimumi i mundshëm i këtij vendi”, shtoi Rama.
Ai u bëri thirrje sipërmarrjeve private që duhet të bëjnë një reflektim pa humbur kohë, sepse “duke shtrënguar dorën më shumë se sa duhet dhe duke i lënë pagat në fund për të punësuarit e vet, i kanë hapur vetes një gropë që do të bëhet e pambyllshme për disa vite”.
Kjo, si rezultat i humbjes së kapitalit (burimit) njerëzor.
Më 6 mars, kryeministri solli po ashtu në vëmendje fenomenin e largimit të mjekëve dhe infermierëve shqiptarë drejt Gjermanisë gjatë fjalës së tij në “Kongresin e Shëndetësisë”.
“Sot studentët e Mjekësisë paguajnë 1/16-ën e kostos reale (të studimeve). Shteti e bën për një sërë faktorësh që nuk kam arsye përse t’i rendis këtu. Shteti dhe taksapaguesit shqiptarë nuk e bëjnë këtë që ditën që mbarojnë studimet dhe marrin diplomën e mjekut, ata të cilët financohen nga ky buxhet dhe kjo sakrificë, të ikin dhe të shërbejnë në Gjermani”, u shpreh fillimisht kreu i Qeverisë.
Sipas tij, shteti shqiptar nuk financon studimet për sistemin shëndetësor gjerman.
“Ky është një problem të cilin shumë vende e kanë adresuar dhe ne ka ardhur koha ta adresojmë”, theksoi ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Bardhi i përgjigjet Ramës: Ke marrë avokat të dobët, i jep urdhra SPAK-ut sepse e ke një hall
-
Komisioni Hetimor për TIMS publikon listën e dëshmitarëve që do të pyeten: Balla, Rrumbullaku e Hyseni mes tyre
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Meta rreshtohet me VMRO dhe ‘parashikon’ fitoren e tyre në Maqedoninë e Veriut
Lajmet kryesore
-
Numërohen afër 95% e votave: “Fronti Evropian” ka 18 deputetë, “VLEN” 13
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Ahmeti: Jemi fitues me mbi 30 mijë vota, qytetarët janë për anëtarësim në BE
-
O’Brien, Escobar e Lajçak “diskutim të rëndësishëm” mbi strategjinë për të çuar përpara Kosovën e Serbinë në dialog