Shqipëria

Rama pret në takim Dendias-in: Bisedë e frytshme për bashkimin e popujve tanë


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të hënën e 23 majit ka bërë të ditur se ka takuar ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias.

Nëpërmjet një postimi në median sociale Facebook, Rama bëri të ditur se ka zhvilluar, “një bisedë të frytshme për çështje me interes që bashkojnë popujt tanë”.

Më herët ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Olta Xhaçka, zvhilloi në një takim homologun Dendias.

Çfarë ndodhi në takim

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Xhaçka theksoi se Qeveria shqiptare e konsideron Greqinë “një fqinj të çmuar” dhe “partner të rëndësishëm”.

Nga ana tjetër, Ministri grek ka shprehur vullnetin për shfuqizimin e Ligjit të Luftës.

Ai, po ashtu, ka falënderuar Shqipërinë për mënyrën e zgjidhjes së “çështjes së detit”.

Nga ana tjetër, Xhaçka theksoi se Greqia mbetet një zë mbështetës në integrimin evropian të Shqipërisë.

Ajo e ka falënderuar homologun grek për qëndrimin pranë në kohë të vështira.

“Ekziston vullneti i mirë për zgjidhje të pranueshme reciprokisht edhe për abrogimin e Ligjit të Luftës apo çështjen e pronave të komunitetit çam”, u shpreh Xhaçka.

Sa i përket kësaj çështjeje, ministri grek kërkoi që të mos krijohen “çështje që nuk janë ekzistuese se do na çojë në pasoja të dyfishta”.

“Ne konsiderojmë se minoriteti grek dhe ai shqiptar atje janë urë lidhëse, prandaj ne referuam çështje që u përkasin këtyre dy grupeve”, u shpreh ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore