Shqipëria

Rama në Manëz: Po krijohet një lagje e re, me 9 pallate për 224 familje


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka inspektuar procesin e rindërtimit në Manëz të Durrësit.

Rama tha se në Manëz po krijohet një lagje e re, me 9 pallate për 224 familje, me shkollën, kopshtin, dhe një qendër sociale.

Kryeministri shtoi se ka përfunduar e gjithë infrastruktura  dhe janë gati 193 parkime nëntokësore.

“Manëz, Durrës, aty ku po rikrijohet lagjja e re, pasi ka përfunduar e gjithë infrastruktura  dhe janë gati 193 parkime nëntokësore kjo qendër e re banimi do të jetë gati këtë fundvit”.

Rama ishte i shoqëruar nga ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.

Më herët, Rama ka publikuar nё llogarinё e tij nё median sociale Facebook, njё video nё tё cilёn tregohet kantieri i lagjes së Rilindjes, në Fushë Krujë.

Nё video duken pamje tё bllokut tё ndёrtesave, tё cilat pritet tё strehojnё nё dimёr familjet e prekura nga tёrmeti i 26 nёntorit 2019.

“Punimet kanë hyrë në fazën finale për banesat individuale, e për Krishtlindje edhe pallatet e infrastruktura publike do të jenë të përfunduara, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar Rama.

Mëngjesin e 26 nëntorit vendi u trondit nga një tërmet me magnitudë 6.4 të shkallës rihter, i cili shkaktoi 51 viktima dhe dёme tё shumta materiale kryesisht nё Thumanё dhe nё disa zona tё qytetit tё Durrёsit, Fush-Krujё dhe Lezhё.

Mbi 200 mijë persona u preken nga dёmet e tij, pallate, shtёpi, shkolla dhe institucione tё tjera u shembёn gjithashtu.

Rindërtimi i ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti ёshtё njё projekt i financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Ai u shpall më 16 mars 2020, rreth katër muaj pas ngjarjes tragjike.

Edi Rama u shpreh në 31 dhjetor 2020, se projekti do tё strehojё 4 mijë banesa “për njerëzit që janë pa shtëpi”.

Kryeministri shprehu besimin se “të gjitha kantieret do të mund të ngrihen brenda vitit 2020 dhe në fillim të vitit 2021”.

“Jam i bindur se brenda 2021 do të kemi sistemuar pjesën më të madhe të njerëzve, ndërsa pjesa tjetër do ta shohë se godina është në rindërtim. Nuk mund të japim afate precize, por 2020 është viti i familjeve që kanë humbur shtëpitë individuale dhe 2021 i familjeve që kanë humbur apartamente në godina të pabanueshme që do t’i lënë vendin godinave të reja”, tha Rama në një konferencë të zhvilluar një javë pas rënies së tërmetit.

Të hënën, e 2 marsit 202 u hap procedura ndërkombëtare, pёr ofertat e donatorёve.

Për sa i përket transparencës së fondeve, Rama tha se do tё krijonte një Komitet Shtetëror Ndërkombëtar, i cili do tё garantonte gjithë procesi.

Projekti është në përfundim e sipër, komplekse banesash, shkolla dhe institucione të shkatërruara janë duke u ndërtuar në zonat e prekura nga tërmeti.

Megjithatë, një shkollë 9-vjeçare, në fshatin Malm të Tiranës, projekt i Ambasadës së Republikës Çeke në Tiranë dhe bashkisë së rrethit të Tiranës përfundoi brenda 6 muajve.

Republika Çeke i dhuroi 400 mijë euro Shqipërisë për rindërtimin tërësor të shkollës së dëmtuar nga tërmeti.

Sipas njё hulumtimit tё faqes sё tё dhёnave, Open Data tё publikuar nё 16 qershor tё vitit 2021, vetёm 52% e Planifikimit pёr Rindёrtim u realizua nё vitin 2020.

“Planifikimi për vitin 2020 ishte 32 miliardё lekë, realizimi vetë 16.59 Miliard Lek. Përmes Vendimeve Të Këshillit të Ministrave u Alokuan gjatë 2020 për Programin e Rindërtimit vlera 29.55 miliard lekë”, citon Open Data.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore