Shqipëria

Rama: Mbështesim Komunitetin e ri Politik, Evropa në prag të një lufte të mundshme botërore


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama theksoi sërish mbështetjen ndaj Komunitetit të ri Politik Evropian.

Lajmi u bë i ditur nga transmetuesi TV Klan, duke cituar intervistën me kreun e qeverisë.

“Duhet nënvizuar se, duke lënë frikën mënjanë, unë mbetem një mbështetës dhe ne jemi mbështetës të këtij Komunitetit të ri Politik Evropian”, u shpreh fillimisht Rama.

Sipas tij, Evropa ndodhet në prag të një lufte të mundshme, siç do të ishte Lufta e Tretë Botërore.

“Sepse Evropa gjendet në prag të një lufte të mundshme të Tretë Botërore. Edhe një herë, Evropa është aty. Edhe një herë, Evropa është në një fazë ku e ardhmja e saj që s’mund të parashikohet, në fakt mund të parashikohet vetëm duke u ndërtuar nga ne”, shtoi ai.

Për kreun e qeverisë, projekti i ri evropian (i nismëtuar nga presidenti francez Emmanuel Macron) është shumë tërheqëse në këto momente.

“Ja pse premtimi, joshja, mundësia e një Komunitetit Politik Europian të ri është kaq tërheqëse”, nënvizoi kryeministri shqiptar.

Kjo, pasi beteja për Evropën nuk mund të jetë ajo që i takon vetëm për një dorë problemesh për t’u zgjidhur, por për një politikë të tërë që është shtysë e një rruge të re bashkëjetese.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore