Shqipëria

Rama: Javën tjetër shpallet Qeveria e re


Qeveria “Rama 3” do të shpallet zyrtarisht javën e ardhshme.

Lajmin e ka kominikuar vetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një bilanci përmbyllës që ai ka bërë me ministrat e kabinetit “Rama 2”, mbi 4-vjeçarin e dytë qeverisës.

Zotimi i parë i punës së Qeverisë së re, sipas kryeministrit, do të jetë vijimi i punës për nismën “Open Balkan”. Kalimi i detyrës do të bëhet i menjëhershëm.

Sipas tij, ka shumë opsione për të zgjedhur kabinetin. Kjo, pasi individët brenda Partisë Socialiste janë të shumtë dhe në lartësinë e detyrës.

Përtej kabinetit, do të shpallen edhe kryesia e Grupit Parlamentar apo strukturave drejtuese brenda PS-së.

Gjithashtu, një “stol rezervash”, është ai që do të jetë aty në pritje, nëse do të jetë nevoja.

I sigurt ndërkaq, është fakti se Najada Çomo, kryesuesja e listës së Tiranës, nuk do të jetë pjesë e Parlamentit.

“Jam prekur nga një komunikim me Dr. Najada Çomon. Ajo më kërkoi të ishte më pranë ekipit të saj, duke dhënë kështu dorëheqjen nga mandati i saj si deputete në Parlamentin e Shqipërisë”.

Kështu deklaroi kryeministri Rama mbi telefonatën që ka pasur me Çomon.

Punën e bërë në katër vite nga kabineti “Rama 2”, ai e ka cilësuar si pozitive. Më tej, kryeministri ka shpalosur një bilanc, të cilin e quajti të suksesshëm, pavarësisht nga ndikimi që ka pasur tërmeri i nëntorit 2019 dhe pandemia e COVID-19.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore