Lajme

Qyteti ukrainas në luftë totale, të shtënat nuk kanë mbarim


Sumy është një qytet me mbi 260 mijë banorë dhe është një ndër epiqendrat e rajonit lindor ukrainas, shumë pranë kufirit me Rusinë.

Gjatë natës së 25 shkurtit gjithsesi, Sumy është kthyer në një arenë luftimesh, me të shtëna të pambarimta dhe një luftë e pandalshme në terren mes forcave ukrainase dhe atyre ruse.

Ngjarjen e konfirmojnë edhe video të shumta të publikuara në rrjet.

Në to, dëgjohen të shtënat mes dy forcave në mes të natës. Pjesë të qytetit, janë tërësisht në flakë dhe banorët është pak të thuhet se druajnë për jetën e tyre.

Administratori lokal i zonës, Dmytro Zhyvytsky, ka deklaruar se ka qenë një autokolonë e madhe ruse, ajo e cila ka kërkuar të kalojë nëpërmjet rrugëve të Sumy-t drejt kryeqytetit, Kiev.

Po ashtu, një qytet pranë Sumy-t, Konotop, është rrethuar tërësisht nga forcat ruse dhe nuk ka mundësi daljeje.

Për të lexuar zhvillimet e plota kliko KËTU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore