![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2023/04/Qeveria-e-Kosoves-720x480-1.jpg)
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të radhës ka marrë vendim për ta ndaluar platformën sociale, TikTok në institucionet publike.
Të premten Zëvendës-ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, tha se me qëllim të rritje së sigurisë kibernetike, po sugjeron që të ndaloj përdorimin e TikTok dhe të gjitha shërbimet e tij në institucionet publike.
“Me qëllim të rritjes së sigurisë kibernetike MPB-ja i rekomandon Qeverisë së Republikës së Kosovës të ndalojë instalimin, përdorimin dhe funksionimin e aplikacionit të rrjetit social TikTok dhe të gjitha shërbimeve të tij në të gjitha rrjetet shtetërore të komunikimit elektronik dhe të pajisjeve zyrtare të teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit që janë në pronësi dhe në menaxhim të institucioneve publike”, ka thënë Dobra.
Të gjithë zyrtarët, sipas Dobrës, janë të detyruar që në pajisjet zyrtare ta largojnë aplikacionin TikTok.
Qeveria e Kosovës tha se ndalimi i TikTok-ut në institucione u bë duke ndjekur shembullin edhe të shteteve aleate.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Sondazhi: VV dhe Guxo 41%, PDK 19.6, LDK 19.2 dhe AAK-Nisma 6%
-
Ols Rama shpjegon nga SPAK të vërtetën e tij për “Xibrakën”
-
Trump, “fituesi” i debatit të Atlantës: Strategjia ‘prit dhe shih’ dhe 30 lajme të rreme në fjalën e tij
-
Censi: Në Tiranë jetojnë 32% e popullatës, Kukësi dhe Gjirokastra më pak të banuarit