Kosova

Qeveria i propozon Kuvendit emrat e votuar për bordin e OShP-së dhe AKK-së


Qeveria e Kosovës

Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e saj i ka propozuar Kuvendit të Kosovës kandidatët për kryetar dhe anëtarë të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP) dhe kandidatët për Komisionin Kosovar të Konkurrencës (AKK).

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se komisioni vlerësues ishte i pakënaqur me kandidatët që kanë aplikuar për OShP, rrjedhimisht, sipas tij kanë përdorur diskrecionin e përzgjedhjes së kandidatëve.

“Komisioni ishte tepër i pakënaqur me kandidatë që kanë aplikuar, qoftë në kuptim të përvojës profesionale dhe profesionalizmit në përgatitjen e kandidaturës. Në këtë kuptim komisioni i ka rekomanduar qeverisë të përdorë diskrecion në përzgjedhjen e kandidatëve sipas të drejtës që i takon në bazë të Ligjit për Prokurimin Publik”, ka thënë Kurti.

Qeveria e Republikës së Kosovës

Kandidatët e votuar nga ekzekutivi për bordin e OShP-së, janë: Nita Bejta, Milot Spahiu, Arbnor Tmava, Vedat Peterqoj, Faruk Rexhaj, Bujar Lushaku, Batisha Ibrahimi, Dafina Gashi, Vjosa Menxhuani dhe Kimete Gashi.

Gjithashtu, kryeministri i ka vu para kabinetit të ekzekutivit  edhe emrat e kandidatëve për kryetar, zëvendëskryetar dhe anëtarë të AKK-së.

Për kryetar të këtij komisioni është votuar Hekuran Nikqi, ndërsa parë anëtarë janë votuar Kaltrina Sela, Shpend Miftari, Besim Stublla dhe Nafie Ostautaj anëtarë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore