Kosova

Qeveria e shkel prapë Kushtetutën: Gjykata vendos që 7 nenet për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës janë kundër-kushtetuese


Foto: Albanian Post.

Për të nëntën herë me radhë, Gjykata Kushtetuese konstatoi se Qeveria e Kosovës ka shkelur Kushtetutën.

Kësaj here shkeljet janë gjetur në 7 nene në Ligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, kështu duke rrëzuar nenet 2,6,7,8,9,10 dhe 11, i cili ishte dërguar për shqyrtim nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Kushtetuesja ka dalur në përfundim se këto nene nuk janë në përputhshmëri me nenin për Barazi para Ligjit dhe nenin 32 për të Drejtën për Mjete Juridike.

“Me shtatë vota për dhe dy vota kundër, neni 6 i Ligjit të kontestuar, nuk është në përputhshmëri me paragrafin 2 të nenit 101 [Shërbimi Civil] të Kushtetutës dhe shpallë të njëjtin të pavlefshëm njëzëri, që nenet 9, 10 dhe 11 të Ligjit të kontestuar, nuk janë në përputhshmëri me paragrafin 1 të nenit 31”, thuhet në komunikatë.

Megjithatë, ligji do t’i dërgohet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për dekretim.

“Sipas modaliteteve të përcaktuara në Aktgjykimin e Gjykatës dhe pa nenet 2, 6, 7, 8, 9, 10 dhe 11 të Ligjit të kontestuar”.

Për tri vjet, Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, e shkeli Kushtetutën për 9 herë radhazi.

Vetëm për dy ditë, gjykata konstatoi shkelje në dy vendime të tjera të Qeverisë – njëri për shkarkimin e anëtarit të Organit Shqyrtues së Prokurimit, e tjetri për Ligjin për Byronë Shtetërore për Verfikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Tre vendimet e fundit e bënë qeverisjen Kurti si pushtetin që ka më së shumti shkelje të aktit më të lartë juridik në vend që nga paslufta.

Këto shkelje të vazhdueshme po vlerësohet se po ndodhin për shkak se pushteti po i përgatit këto ligje në mënyrë të gabueshme.

Qeveria Kurti me rekord të shkeljeve të Kushtetutës që nga paslufta

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore