Bota

Qëndrimi i fortë i Katarit mund të sjellë paqe në Lindjen e Mesme


Qëndrimet e forta të mbajtura nga Katari dhe aleancat e reja që ka ndërtuar në rajon mund të jenë çelësi i një stabiliteti të ri për shtetet në Lindjen e Mesme.

Në shfaqjen e forcës nga shtetet e Gjirit Persik, është Arabia Saudite ajo që kapsiti e para sytë dhe lëshoi terren ndaj Katarit.

Mbledhja e Këshillit të Bashkëpunimit në Gjirin Persik (GCC), është quajtur një “samit historik”. Pajtimi me Katarin, ka qenë synimi kryesor i vendeve pjesëmarrëse.

Mbi të gjitha, akordi i arritur me Arabinë Saudite mbi rifillimin e fluturimeve midis dy shteteve ishte hap i madh.

Nuk është e qartë nga çfarë kanë hequr dorë shtetet për arritjen e akordit. Pikat e vetme që janë bërë bërë publike janë dy: Arabia Saudite tërhiqet nga kërkesa për mbylljen e rrjetit Al Jazeera-s. Katari tërhiqet nga kërkesa e dëmshpërblimit prej pesë milliardë dollarësh pas bojkotit që shtetet e tjera i kanë bërë.

Pavarësisht se në pamje të parë duket si marrëveshje midis dy vendeve, të përfshira janë faktikisht edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahraini dhe Egjipti. Pritet që të treja këto vende të ndjekin Arabinë Saudite në arritjen e marrëveshjes, duke ndalur bojkotin ndaj Katarit.

Sanskionet e para midis vendeve u vendosën në qershor të 2017-ës. Ardhja në pushtet e princit saudit, Mohammed bin Salman, rezultoi në ndjekjen e politikave agresive.

Pavarësisht bindjes së princit të ri se do të nënshtronte Katarin, një gjë e tillë nuk u arrit.

Ndërkohë, qëndrimi i fortë dhe i palëkundur i Katarit në rajon, dha frytet e tija. Katari sot është në pozita shumë të forta për të qenë faktor stabiliteti në Gjirin Persik./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore