Lajme

Putin shkarkoi gjeneralin e “tankeve”, thotë zyrtari ukrainas


Gjeneral lejtnanti dhe komandanti i Ushtrisë së Parë të Tankeve të Qarkut Ushtarak Perëndimor Sergei Kisel u pushua nga puna në Rusi.

Lajmi u raportua nga Këshilltari ukrainas i Ministrit të Punëve të Brendshme Anton Gerashchenko dhe gazetari Roman Tsymbalyuk.

Sipas Tsymbalyuk-ut, Kisel u shkarkua për dështimin e “operacionit special” në Ukrainë.

Gjeneral lejtnanti i shkarkuar u akuzua për dështim në arritjen e qëllimeve të tij.

Kjo, duke përfshirë rekrutët në operacionet ushtarake në Ukrainë, si dhe për praninë e humbjeve të mëdha midis personelit.

Gerashchenko shtoi se Kisel u shkarkua për papërgatitjen e plotë teknike dhe morale të mijëra ushtarëve dhe oficerëve të tij për të luftuar kundër Ukrainës.

“Ishin tanket e tij që u mbërthyen në kënetat e rajoneve të Chernihiv-it dhe Sumy-t, duke mos pasur as harta elementare. Ishin ushtarët e tij që u dorëzuan në qindra. Sergei Kisel, si pjesa tjetër e gjeneralëve të Putin-it, është një kriminel lufte. Ai është përgjegjës për vdekjen e ukrainasve – fëmijëve, grave, të moshuarve”, shkruan në përmbyllje zyrtari ukrainas.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore