Lajme

Pushtimi rus u përgatit nga oficerët e FSB-së dhe GRU-së, sipas Bellingcat


Gazetarët e agjencisë investigative “Bellingcat” thonë se përgatitjet për një pushtim të plotë të Ukrainës më 24 shkurt u bënë nga 120 oficerë të Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) dhe 40 punonjës të Drejtorisë kryesore të Inteligjencës ruse (GRU).

Lajmi u bë i ditur nga portali Liga.net, duke cituar intervistën me Hristo Grozev.

Çdo oficer i FSB-së që ishte i përfshirë në planifikimin e luftës udhëhoqi 5 deri në 10 agjentë të rekrutuar.

Në total, shërbimi i sigurisë kishte më shumë se 1 mijë persona të tillë.

Pas analizimit të të dhënave të marra prej tyre, oficerët rusë i raportuan presidentin rus për paqëndrueshmërinë politike dhe ndjesinë e protestës në Ukrainë, si dhe për gatishmërinë e shumicës për të pranuar pushtetin e ri nga Moska.

Sipas bashkëbiseduesit të massmedia-s në agjencitë ligjzbatuese, ishte FSB-ja që mbikëqyrte plotësisht drejtimin e punës në Ukrainë.

Shumica e këtyre oficerëve punonin të fshehtë dhe gjithashtu kanë imunitet diplomatik.

Sa i përket Drejtorisë së Përgjithshme të Inteligjencës, 40 punonjësit që ishin përfshirë në planifikimin e luftës nuk kishin një detyrë të përcaktuar qartë.

Shpesh disa prej tyre transferoheshin në projekte të tjera.

“Për shembull, departamenti 29155 – rreth 50 persona, të cilët dikur merreshin kryesisht me sabotazhe dhe atentate në Evropë – tani merret vetëm me Ukrainën. Me shumë mundësi, e njëjta gjë me departamentet e tjera”, u shpreh redaktori i Bellingcat.

GRU-ja arriti të mbledhë 300 agjentë para fillimit të luftës, por me fillimin e një pushtimi në shkallë të gjerë, disa prej tyre refuzuan të punonin me mbikëqyrësit e tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore