Lajme

Publicisti Surroi dhe biznesmeni Gentjan Sula, bashkëpronar të kompleksit “Stella Consulting” – Dyshohet se u dhanë 410 mijë euro ryshfet


Publicisti Veton Surroi, është njëri nga aksionarët e kompanisë  “Stella Consulting”, për të cilën kompani Prokuroria Themelore në Ferizaj, pretendon se ka dhënë ryshfet në këmbim të lejeve ndërtimore.

Në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve, emri i Surroit figuron në listën e aksionarëve.

Ai figuron se ka 30 përqind të aksioneve derisa aksionari tjetër është Gentjan Sula me 70 përqind të aksioneve.

Prokuroria po pretendon se ish-kryetari i Shterpcës, Bratisllav Nikoliç, ka pranuar 210 mijë euro ryshfet për dhënien e 21 lejeve ndërtimore të shtëpizave për investitorin “Stella Consullting”, si dhe 200 mijë euro të tjera për lejen ndërtimore të objektit hotelier “Stella Consullting”.

Dy vite më parë, Surroi ishte i dyshuar se kishte ndërtuar vill pa leje në Brezovicë.

Madje, ishte hetuar nga Prokuroria e Ferizajt, por që më vonë ishin mbyllur hetimet ndaj tij.

Megjithatë, në dokumentin në Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve, emri i Surroit figuron si aksionar me 30 përqind.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore