Sport

PSG “rrëmben” shokun e Muriqit


Skuadra e Paris Saint Germain është afër transferimit të futbollistit të Mallorca-s, Kang-in Lee.

Sipas asaj që shkruan gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, kampionët e Francës kanë arritur marrëveshjet të plotë verbale me futbollistin korean dhe lojtari tashmë i ka kryer testet mjekësore.

Pra, ka mbetur vetëm edhe marrëveshja me klubin e Mallorca-s dhe Muriqi pritet të mbetet pa shokun e tij të skuadrës që patën përshtatje mjaft të mirë në sezonin që sapo e lamë pas.

Kujtojmë që Lee shënoi gjashtë gola dhe dhuroi shtatë asistime në 36 ndeshje në La Liga.

Ai është pjesë e Mallorca-s që nga vera e vitit 2021, kur u transferua nga Valencia me parametra zero.

Kujtojmë që përveç tij, PSG është afër transferimit të futbollistëve Asensio, Ugarte dhe Cher Ndour.

Ndërkohë, kryeqytetasit pasi humbën Messi-n, me shumë gjasë do të mbesin edhe pa Neymar-in dhe Kylian Mbappe-n.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore