Sport

PSG-ja i rikthehet sugjerimit të Neymar-it në merkato


Skuadra e PSG-së ka nisur nga puna për të identifikuar përforcimin e duhur për fazën sulmuese. Kur Kylian Mbappe është shumë pranë largimit, po kërkohet zëvendësuesi i tij.

Supertalenti francez, Mbappe kërkon me çdo kusht kalimin te Real Madrid-i. Në verën e kaluar, PSG-ja refuzoi ofertën e madrilenëve. Në verën e ardhshme, ai do të transferohet me kosto zero, pasi përfundon kontratën në “Parc des Princes”.

Në radarin e PSG-së është rikthyer një emër i njohur, Richarlison-i i Everton-it. Faktikisht brazilini ka qenë segjeruar më herët te francezët nga ylli i skuadrës, Neymar-i.

Richarlison-i dallohet si një nga lojtarët më të mirë të anglezëve. Everton-i e transferoi nga Watford-i në verën e 2018 për shifrën e 40 milionë eurove. Aktualisht vlen 20 milionë euro më shumë.

24-vjeçari numëron 154 paraqitje në Premier League-n angleze, ku ka shënuar 41 gola dhe ka dhuruar 15 asiste.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore