Kosova

Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarve për dy raste të dhunimit seksual në Gjakovë


Prokuroria Themelore në Gjakovë.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj dy të pandehurve M.H. dhe E.N për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga prokuroria.

“I pandehuri kishte krijuar lidhje dashurie me të dëmtuarën dhe pasi që kontaktojnë dhe takohen, shkojnë në një motel, ku i pandehuri kryen marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën e mitur, dhe më pas paraqitet rasti në polici”, thuhet në njoftim.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

“Pasi që paraprakisht kishin biseduar përmes rrjeteve sociale, takohen, dhe i pandehuri me automjetin e tij e merr të dëmtuarën dhe e dërgon tek një parking, fillon ta prek dhe ta puthë, e më pas e godet me shuplakë dhe me përdorim të forcës e  pa pëlqimin e saj kryen marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën, derisa e njëjta arrin që të del nga automjeti dhe të paraqet rastin në polici”, thuhet tutje në njoftim.

Policia e Kosovës.

Gjatë së martës në Gjakovë janë raportuar dy raste të dhunimit.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit. Në njërin rast një femër ka raportuar se është future me dhunë nga një mashkull dhe pa dëshirën e saj.

Kohët e fundit në Kosovë janë rritur rastet e dhunës.

Më 29 gusht, një e mitur 11-vjeçare u raportua se u dhuna nga pesë persona, çka nxiti reagime të mëdha në Kosovë.

11-vjeçarja u raportua se ishte dhunuar në Prishtinë nga 5 burra për 7 orë.

Më 31 gusht, mijëra persona protestuan në kryeqytet kërkuan drejtësi pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares.

Më 30 shtator, alpinistja nga Peja, Mirka Nikqi, ka publikuar një video se si është sulmuar seksualisht nga një person, në qendër të qytetit, në orën 20:50.

Në video shihet ajo duke ecur dhe pas i afrohet një person, e kap nga mbrapa dhe nuk e lëshon. Ajo provon t’i shmanget dhe arrijnë t’i ikën vetëm pasi aty pranë kalojnë disa qytetarë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore