Shqipëria

Procedohen penalisht 6 banorё tё fshatit Lumas qё protestuan pёr burimin e Sinecit


6 banorё qё protestuan dje pёr burimin e Sinecit do tё procedohen penalisht pёr “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”,” Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Ka njoftuar policia.

Shtetasit e arrestuar janё A.Sh., 74 vjeç, R.S.,67 vjeç ,A.S., 36 vjeç, R.Sh.,56 vjeç, S.G., 41 vjeç, Sh.S 69 vjeç, banues në fshatin Lumas, Kuçovë.

Sipas njoftimit tё policisё shtetasit nё bashkёpunim me njёri-tjetrin penguan punonjёsit e policisё tё pёrmbushin detyrёn e tyre, në mbështetje me kërkesën e Bashkisë Kuçovë për realizimin e investimit për ujësjellësin në fshatin Lumas

Materialet i kaluan nё Prokurori pёr hetimet e mёtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore