Kosova

Pritje të gjata në Merdarë


Ilustrim

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pritjet për të hyrë në Kosovë nëpërmjet pikës kufitare në Merdarë janë deri në dy orë, ndërsa për të dalë nga Kosova pritjet janë deri në tri orë e 20 minuta.

Në raportin e përditësuar të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona e veturave për të hyrë në Kosovë nëpërmjet pikës kufitare në Merdarë është 600 metra, ndërsa për të dalë nga Kosova është 1200 metra.

Burimi: Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar

Në pikat tjera kufitare – Dheu i Bardhë, Muçibabë, Hani i Elezit, Mutivodë dhe Bërnjak – pritjet për hyrje-dalje janë 5 deri në dhjetë minuta, ndërsa nuk është raportuar për kolona të veturave sikurse në pikën kufitare në Merdarë.

Ardhja e diasporës kosovare për t’i kaluar pushimet veriore në atdhe dhe kthimi i tyre në shtetet ku jetojnë, ditëve të fundit ka rikthyer kolonat dhe pritjet e gjata në kufij, veçanërisht në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore