Jetesë & Stil

Princi William premton të “kujdeset për Kate Middleton-in” në mes të trajtimit të kancerit, ndërsa merr kartolina për të dhe mbretin Charles


Princi William pranoi me mirënjohje urimet për Kate Middleton dhe Mbretin Charles mes trajtimeve të tyre të kancerit gjatë kthimit të tij në punën mbretërore.

Më 18 prill, Princi i Uellsit, 41 vjeç u duk i prekur kur një vullnetare në shoqatën bamirëse të shpërndarjes së ushqimit “Surplus to Supper në Sunbury-on-Thames” e befasoi me letra për gruan e tij, Princeshën Kate, dhe babain e tij, Mbretin, të cilët të dy shtynë detyrat publike ndërsa po trajtohen nga vuajta prej kancerit.

“Oh, disa letra, ju jeni shumë i sjellshëm. Faleminderit shumë”, i tha Princi William vullnetares Rachel Candappa në një video të shpërndarë në X nga Lizzie Robinson e ITN.

Kur Candappa, 71 vjeçe, i tha William-it që të kujdesej për gruan e tij, ai vendosi një dorë mbi shpatullën e saj dhe tha: “Do e bëj”.

Tutje, vullnetarja i ka treguar familjarit mbretëror se i është dashur kohë që të vendoste se çfarë të shkruante në letër.

Buckingham Palace njoftoi diagnozën e mbretit 75-vjeçar më 5 shkurt në një deklaratë pas trajtimit të tij për një prostatë beninje të zmadhuar në janar, megjithëse një zëdhënës konfirmoi se nuk është kancer prostate.

Disa javë më vonë, më 22 mars, Princesha e Uellsit, 42 vjeçe, njoftoi në një video-mesazh se ajo po i nënshtrohej kimioterapisë pas testeve post-operative pas operacionit të saj abdominal në janar duke zbuluar se “kanceri ishte i pranishëm”.

Princi William pranoi kartat për gruan dhe babain e tij ndërsa vizitonte organizatat e dedikuara për trajtimin e mbetjeve ushqimore.

Daljet shënuan rikthimin e tij në detyrën mbretërore pas disa javësh pushim me familjen e tij pas njoftimit të Princeshës Kate dhe gjatë një pushimi shkollor për fëmijët e tyre.

Kate, mund të ketë pritur në mënyrë strategjike të bënte njoftimin për shëndetin e saj derisa fëmijët e saj të dilnin nga klasa për të krijuar hapësirë që familja e tyre të kalonte kohë private së bashku.

Princi i Uellsit në mënyrë të ngjashme pastroi kalendarin e tij pas operacionit abdominal të gruas së tij më 16 janar për të qenë pranë saj dhe për të mbajtur sa më normal orarin e fëmijëve të tyre.

Trashëgimtari i fronit shprehu më parë falënderime për mesazhet dashamirëse dërguar familjes së tij pas njoftimit të pallatit për diagnozën e kancerit të mbretit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore