Film

‘PriFest’ vjen me projektin e radhës në Gjakovë


Ilustrim

Festivali ndërkombëtar i filmit “PriFest” ka konfirmuar projektin e radhës, i cili do të mbahet nga data 13-të deri më 29 gusht.

Në një postim në llogarinë zyrtare në Facebook, “PriFest” ka njoftuar se përmes projektit “Moving Cinema”, në qytetin e Gjakovës do të shfaqen katër filma të metrazhit të shkurtër nga regjisorët më të sukseshsëm të Kosovës.

Me datë 21 të muajit maj, nga ora 9 e 30, filmat “Rruga”, “Sea by the River and River by the Sea”, “Adelina” dhe “Vlora” do të jenë filmat që do të prezantohen në kinemanë “Hyrije Hana”, në Gjakovë.

“PriFest”, është i vetmi festival në Kosovë i cili përveç shfaqjes së shumë premierave të filmave artistikë, dokumentarë dhe filma të shkurtër nga rajoni dhe bota, organizon shumë aktivitete për industrinë e filmit dhe aktorët e saj.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore