Art&dizajn

Prezantohet projekti për ndërtimin e Arenës së Lojërave Olimpike Dimërore 2026


Arena e Lojërave Olimpike Dimërore 2026, në Milano

Firma e inxhinierisë Arup dhe studio David Chipperfield Architects kanë prezantuar procesin e projektimit të përbashkët arenën e re për Lojërat Olimpike Dimërore 2026, në juglindje të Milanos.

Arena u planifikua të përfundoj në 2025, do të kujdeset për ngjarje sportive dhe kulturore me deri në 16 mijë spektatorë.

“Forma eliptike e ndërtesës është frymëzuar nga arketipi i amfiteatrit, duke u riinterpretuar me tektonikë dhe materiale moderne”, tha David.

Ai shprehet se arena ka një pozitë strategjike dhe do jetë me funksione të ndryshme.

“Pozicioni strategjik i arenës krijon një shesh të gjerë prej mbi 10 mijë metrash katrorë në pjesën veriore të qytetit, i cili mund të përdoret gjithashtu si një vend për ngjarje në natyrë”, thotë David.

Të gjitha ndenjëset do të bëhen të aksesueshme nëpërmjet holleve të mëdha në çdo nivel kati, ku do të ketë edhe ambiente katering, përveç shërbimeve të tjera.

Gjithashtu, në Milano, Populous aktualisht është duke projektuar një stadium të quajtur Katedralja për klubet e futbollit Inter Milan dhe AC Milan për të zëvendësuar stadiumin ikonik San Siro.

David Chipperfield është një arkitekt anglez, në këndvështrim modernist pa kompromis, praktika e tij drejtohet nga një qasje e qëndrueshme filozofike, në vend të një “stili shtëpie”.

Arkitekti David Chipperfield

David Chipperfield Architects u themelua nga arkitekti britanik David Chipperfield në Londër në vitin 1985. Në ditët e sotme ka studiot në Berlin, Milano dhe Shangai.

Ai u diplomuar në 1976 së bashku me Shoqatën e Arkitekturës në Londër ku dhe punoi në praktikat e Douglas Stephen, Richard Rogers dhe Norman Foster, dhe në 1984 themeloi praktikën e tij.

Gjithashtu, posedon një sërë projektesh dhe staf me mbi 250 persona në Evropë, Shtetet e Bashkuara dhe Kinë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore