Lajme

Presidenca ukrainase: Sulmi i Rusisë më 16 shkurt, pretendim ironik


Këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, u tërhoq nga deklarata e udhëheqësit se “16 shkurti do të jetë dita e sulmit” ndaj Ukrainës nga Rusia.

Mykhailo Podoliak tha se Zelensky nuk i nënkuptoi fjalë për fjalë pretendimet për sulmin e të mërkurës, por ishte ironik.

Sipas zëdhënësit të Zelensky-t, Sergii Nykyforov, deklarata e tij i referohej datave të raportuara tashmë nga shtypi diku tjetër.

“Presidenti iu referua një date që u përhap nga media”, tha Nykyforov për NBC News.

Zelensky, në një dalje publike do të deklaronte fillimisht se situata ishte nën kontroll dhe autoritetet janë në gatishmëri.

Data 16 shkurt, sipas tij, do të shpallet “Dita e Unitetit” për ukrainasit – ndryshe nga çfarë është paralajmëruar se Rusia mund të sulmojë në atë datë.

“Nuk është hera e parë që Ukraina kërcënohet me luftë, por vendi ynë është më i fortë se kurrë”, theksoi presidenti ukrainas.

Vetëm pas kësaj deklarate rrjeti amerikan televiziv “CNN” shkroi në Twitter se Zelensky ishte në dijeni të datës së sulmit.

Data e pushtimit

Sipas gjigandit gjerman mediatik, “Der Spiegel”, 16 shkurti është dita e caktuar për mësymjen ruse.

Nga burimet diplomatike të Shtëpisë së Bardhë për vetë median e bazuar në Berlin, u zbuluan një sërë detajesh gjatë një takimi të mbajtur, me në vëmendje konfliktin Moskë-Kiev.

Janë disa diplomatë dhe zyrtarë ushtarakë, ata të cilët kanë thënë se disa detaje janë dhënë në takimin sekret.

Por, prej tyre, fakti i vetëm që arriti të dalë në dritë, është frika për një pushtim rus ndaj Ukrainës dhe se ajo datë, mund të jetë më e afërt se sa mendohet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore