Kosova

Presidenca e Kosovës: Serbia ka emëruar zyrtarë në organe ilegale në pesë komuna të Kosovës


Ilustrim

Blerim Vela, shef i kabinetit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, nëpërmjet një cicërime në llogarinë e tij në “Twitter”, ka thënë se Serbia ka emëruar zyrtarë në organet ilegale në komunën e Klinës, Fushë Kosovës, Podujevës dhe Leposaviqit.

Ai ka theksuar se emërimi i zyrtarëve në organet ilegale komunale është “shkelje dhe shpërfillje” e Marrëveshjes së Brukselit dhe sovranitetit të Kosovës, një shembull që mund të identifikohet vetëm në “agresionin institucional” të kryer nga Rusia në Ukrainë.

“Lëvizja e fundit e Serbisë: Emërimi i zyrtarëve në organet ilegale komunale në Klinë, Fushë Kosovë, Podujevë dhe Leposaviq. Kjo është shkelje flagrante dhe mospërfillje e marrëveshjes së Brukselit dhe sovranitetit të Kosovës është shembull i agresionit institucional të aplikuar vetëm nga Rusia në Ukrainë”, ka shkruar ai.

Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve në vitin 2013 në Bruksel nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe një nga pikat kryesore të marrëveshjes ka qenë pikërisht shuarja e strukturave ilegale paralele në veriun e Kosovës, përkatësisht integrimi i tyre në sistemin e Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore